Ceferin ngushëllon për vdekjen e Maradonës

PUBLIKUAR

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka thënë sot se Diego Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare, ishte  ‘një gjeni i cili arriti kulmin e më të mëdhenjve të futbollit”.

I njohur si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj te të gjitha kohërave, Diego Maradona vdiq sot.

“Jam thellësisht i mërzitur për vdekjen e Diego Maradonas, njërit prej ikonave dhe futbollistëve të botës. Kontaktova me të kohëve të fundit dhe i urova shëndet por ky lajm me ka shokuar”.

“Diego Maradona arriti në podiumin e më të mëdhenjëve si një lojtar i mrekullueshëm me gjenialitetin e karizmën e tij. Ai ishte një hero në Argjentinë, me të cilën Kombëtare fitoi Botërorin dhe u bë një idol i pavdekshëm për tifozët e Napolit, të cilët kurrë nuk do ta harrojnë suksesin që ai i solli klubit gjatë kohës së qëndrimit të tij në Itali”.

“Ai do ta shkruajë emrin e tij në histori që fyrmëzojë të rinj e të vjetër me paraqitjet e tij briliante dhe aftësitë e tij. I kam thënë anëtarëve të UEFA-së për ta mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Diegos për ndeshjet e kësaj jave”, tha Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...