Çdo gjë fillon nga koka: nëntë sëmundje të cilat i marrim vetëm për shkak të psikes!

PUBLIKUAR

Dhembja e supeve mund të tregojë që po bartni barrën e rëndë emocionale.

Shëndeti ynë fizik është ngushtë i lidhur me shëndetin tonë mendor dhe anasjelltas.

Brengat e përditshme dhe stresi shpesh manifestohen nëpërmjet dhembjeve të ndryshme fizike dhe problemeve.

Kur mjekët nuk mund të gjejnë shkaktarin fizik të dhembjes,e cila në mënyrë kronike ju mundon, mund të jeni të sigurt që është pasojë e gjendjes suaj emocionale.

Shikoni se çfarë ju tregojnë dhembjet të cilat i ndieni në trup, transmeton Telegrafi.

1. Dhembja e kokës

Shenja e dhembjes së kokës, ngjashëm me dhembjen e kokës, mund të jetë stresi i përditshëm.

2. Dhembja e qafës

Nëse ndieni dhembje në qafë ajo mund të thotë që keni problem me faljen e gabimeve të tjerëve apo vetes. Të menduarit për gjërat të cilat i doni te njerëzit.

3. Dhembja e supeve

Dhembja e supeve tregon që po bartni barrë të rëndë emocionale. Përqendrohuni në zgjidhjen proaktive të problemeve dhe lejoni të tjerët që t’ju ndihmojnë.

4. Dhembja në pjesën e sipërme të shpinës

Kjo dhembje do të thotë që nuk keni përkrahje të mjaftueshme emocionale. Ndoshta ndiheni i padashuruar dhe i padëshirueshëm. Në rast që jeni i vetëm, ndoshta është koha që të shkoni në ndonjë takim.

5. Dhembja në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo dhembje mund të thotë që brengoseni shumë rreth parave. Ndoshta është koha që ta ktheni atë borxh që e keni dhe të kërkoni këshillë rreth planifikimit të financave.

6. Dhembja e bërrylave

Dhembja e bërrylave tregon rezistencën tuaj ndaj ndryshimeve në jetë. Duart e shtanguara do të thonë edhe jetë e shtanguar. Koha është që pak t’i lëvizni gjërat.

7. Dhembja e shuplakave

Dhembja e shuplakave tregon që ndoshta nuk mund të depërtoni deri te njerëzit e tjerë në mënyrën me të cilën dëshironi. Mendoni për gjetjen e miqve të rinj, për drekë me kolegun dhe për krijimin e lidhjeve të reja.

8. Dhembja e kërdhokullave

Dhembja e kërdhokullave do të thotë që u frikësoheni tepër shumë ndryshimeve. Dhembjet e kërdhokullave do të thotë që hezitoni të niseni përpara dhe që jeni tepër të kujdesshëm kur merrni vendim për diçka.

9. Dhembja e gjunjëve

Dhembja e gjunjëve mund të jetë tregues e mendimit të tepërt të lartë për veten. Provoni të jeni më modest dhe kaloni një kohë duke u marrë me punë vullnetare. Mbajeni në mend që ju jeni vetëm një vdekatar i zakonshëm.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...