Cayenne i ri do të ketë tre opsione motorësh (Foto)

PUBLIKUAR

Rivali i BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE, pritet të jetë shumë i fuqishëm

Tashmë është bërë e ditur se Porsche Cayenne i ri, do të lansohet gjatë vjeshtës, mirë nuk janë treguar edhe disa elemente shumë interesante, transmeton Telegrafi.

Raportohet se kjo makinë që do të rivalizojë me BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE, do t’i ketë tre opesione motorësh, përfshirë edhe sistemin hibrid.

Derisa modeli bazë e ka motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, opsioni i dytë është edhe më i fuqishëm pasi prodhon në total 434 njësi. Ata që duan një motor edhe më të fuqishëm, atëherë ta porosisin opsionin e kompletuar edhe me sistemin hibrid që sjellë 541 kuaj fuqi.

Ata që e duan edhe sistemin hibrid, duhet të paguajnë 10,000 dollarë më shumë, mbi çmimin prej 79 mijë dollarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...