Çavkov: Ligji për MPB është sjellë sipas standardeve evropiane

PUBLIKUAR

“Ndryshimet e ligjit për Punë të Brendshme dhe për polici nuk janë sjellë për qëllime ditore – partiake, por bëhet fjalë për vendime sistematike, vendime ligjore në drejt të përforcimit të kapaciteteve në MPB, gjegjësisht, vendosjen dhe zhvillimin e strukturës organizative stabile me të cilën nuk do të jetë e varur vetëm nga ajo se kush është ministër i MPB-së”, tha ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas mbarimit të ushtrimeve demonstruese në SPB – Ohër.

Sipas ministrit, spekulimet se këto ndryshime janë në drejtim të lidhjes së duarve të ministrit dhe kufizimit të kompetencave të tij janë absolutisht të pasakta.

“Për fat të keq, mu ajo u kontestua. Është anuluar edhe veprimi i ligjit për Punë të Brendshme dhe polici, por po punohet për standarde evropiane, në linjë të strategjisë për zhvillim të MPB-së dhe policisë e cila është sjell në korniza të projektit të realizuar bashkë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian”, theksoi Çavkov.

Bëhet fjalë, ashtu siç shpjegoi ministri, për ndryshime sistematike nëpërmjet të cilat asnjë nga kompetencat e ministrit të MPB-së në do të vihet në pikëpyetje dhe se ai do të ngelet i paprekshëm në zbatimin e funksionit udhëheqës, transmeton Portalb.

“Çështja është rreth konstatimeve të organizimit dhe strukturë të cilën do ta rregullojë dhe sjell Qeveri. Vendime të tilla sillen në çdo vend evropian, janë sjellë analiza komparative edhe nga Kroacia, Sllovenia, Austria për shkak të stabilitetit në strukturën organizative e cila nuk do të ndërrohet për qëllime ditore partiake, por e njëjta paraqet siguri juridike për të punësuarit në MPB. Atë duam ta përforcojmë për shkak të shembujve të keqpërdorimit. /Portalb/ /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...