Facebook
Youtube
Kërko
LIPJANI
KOSOVA
BOTË
ROZE
SPORT
SHËNDETI
AUTO
FUN
More
Home
SPORT
Page 1108
SPORT
SPORT
Anthony Martial beson se konkurrenca për të shënuar më shumë gola gjatë seancave stërvitore me Marcus Rashfordin është duke e ndihmuar Manchester Unitedin ta ketë një epërsi të madhe ndaj kundërshtarëve këtë sezon. Transferimi i Romelu Lukakus në Inter e ka dhënë një vend shtesë në formacionin e parë për Marcus Rashfordin dhe Anthony Martialin, të cilët i ka shënuar nga dy gola këtë sezon – në dy ndeshjet e para, kundër Chelseat dhe Wolves, transmeton Gazeta Express. Martial e ka rimarrë fanellën me numër nëntë të klubit dhe është duke e shijuar këtë fanellë, përderisa po luan përkrah sulmuesit tjetër të talentuar, Rashfordit. “Në stërvitje, ne garojmë mes vete se kush po shënon më shumë gola. Ne e vlerësojmë se kush po i shënon golat më të mira dhe kush po shënon më së shumti gola”, ka thënë Martial në një intervistë të dhënë për Sky Sports. “Kush po fiton? Epo, varet… Nganjëherë ai, nganjëherë unë. Në ndeshje, Marcusit i pëlqen të luaj në mes, sikur mua. Nuk më pengon ta liroj atë pozitë, ne ndërrohemi gjatë ndeshjeve”. “Nuk më pengon ta lë atë ta marrë drejtimin e sulmit nganjëherë. Kjo na ndihmon t’i terrorizojmë mbrojtjet e kundërshtarëve dhe unë shpresoj se mund ta vazhdojmë këtë edhe gjatë gjithë sezonit”. Martial iu bashkua pjesës tjetër të bashkëlojtarë që u solidarizuan me Paul Pogba, pasi ky i fundit u bë viktimë e abuzimit në baza racore për shkak se e humbi një penallti në barazimin 1:1 kundër Wolves. “Nganjëherë ti nuk mund të çrrënjosësh diçka nga shoqëria. Në fushë, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Si lojtarë, në mesin tonë ka njerëz të bardhë e me ngjyrë, njerëz të të gjitha racave”, shtoi Martial. “Shprehja franceze është “jemi të gjithë të njëjtë”. Njerëzit që e përdorin këtë gjuhë të urrejtjes duhet të pezullohen. Njerëzit shkojnë në stadiume të futbollit për ta shijuar kohën e tyre dhe lojën dhe nuk ka vend për këto gjëra. Jam pro dashurisë, jo urrejtjes”. Manchester Unitedi pritet të takohet me përfaqësues nga Twitteri gjatë javëve në vazhdim për t’i diskutuar zgjidhet e mundshme të kësaj dukurie – abuzimit në baza racore ndaj futbollistëve përmes rrjeteve sociale. /Gazeta Express/
LipjaniNews.com
-
23/08/2019
0
SPORT
Van Dijk s’do të bëhet trajner: Bota di të jetë shumë e ligë
LipjaniNews.com
-
23/08/2019
0
SPORT
Man Utd i ofron kontratë dy vjeçare Llorentes
LipjaniNews.com
-
22/08/2019
0
SPORT
Icardi largohet nga Interi vetëm për këtë klub
LipjaniNews.com
-
22/08/2019
0
SPORT
Interi dhe Manchester Unitedi ende në bisedime për të arritur marrëveshje për Sanchezin
LipjaniNews.com
-
22/08/2019
0
SPORT
Dembeles s’i bën nëse Neymar i bashkohet Barcelonës
LipjaniNews.com
-
22/08/2019
0
SPORT
Ronaldo: Messi më bën futbollist më të mirë
LipjaniNews.com
-
22/08/2019
0
SPORT
PSG-ja dënohet shkaku i Neymarit
LipjaniNews.com
-
22/08/2019
0
SPORT
ZYRTARE: Ribery transferohet në Fiorentina
LipjaniNews.com
-
21/08/2019
0
SPORT
Salahut i pëlqejnë gabimet e gjyqtarëve: VAR-i sjell më shumë drejtësi sesa që duhet në futboll
LipjaniNews.com
-
21/08/2019
0
1
...
1,107
1,108
1,109
...
2,419
Page 1,108 of 2,419