Dembeles s’i bën nëse Neymar i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Menaxheri i i yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele, i ka hedhur poshtë thashethemet se klienti i tij do të kërkojë rrugëdalje nga Camp Nou nëse Neymar kthehet në klub, duke këmbëngulur se francezit nuk i bën për bashkëlojtarët e tij të rinj të mundshëm.

Gjatë gjithë verës është përfolur për kthimin e Neymarit në Barçë dhe kjo i ka lënë nën hije blerjet dhe shitjet e klubit, përfshirë ardhjen e Frenkie de Jong, Antoine Griezmann dhe Junior Firpo gjatë asaj kohe, transmeton Gazeta Express.

Dhe humbja 1:0 të premten kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen hapëse të La Ligës duket se vetëm sa i ka shtuar zërat për ta kthyer brazilianin në Katalonjë nga Paris Saint-Germaini, edhe pse bisedimet me kampionin francez nuk kanë qenë të lehta.

Por, nëse Neymar përfundimisht transferohet këtë verë, Dembele do të jetë vërtet afër largimit, duke ditur se Ernesto Valverde i ka në dispozicion Leo Messin, Luis Suarezin dhe Antoine Griezmannin për vijën e sulmit.

Por, menaxheri i tij Moussa Sissoko, këmbëngul se ish-ylli i Dortmundit nuk po mendon për largimin në sezonin e ardhshëm.

“Ai nuk ndihet aspak i kërcënuar. Kur luan në Barcelonë, natyrisht se pret të kesh konkurrencë”, tha Sissoko.

“Neymar apo kushdo qoftë, Dembeles nuk i bën aspak, sepse atij i  bën vetëm për atë që e bën vet”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...