Çastet medituese: Forca e çuditshme e mendjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Me mendimet dhe aspirata të përditshme dhe të drejta mund të realizojmë të gjitha ëndrrat tona, të arrijmë qetësinë shpirtërore dhe kënaqësinë

Deri në perfeksion arrihet me ushtrime, durim dhe qëndrueshmëri, ndërkaq rezultatet e dëshiruara të angazhimit tonë kurrë nuk do të mungojnë! – transmeton Telegrafi

Në vazhdim të këtij teksti do t’ju ofrojmë këshillat për jetë të shëndetshme, të lumtur dhe të suksesshme me praktikimin e të cilave arrijmë deri te lumturia e vërtetë!

Gjithsesi, mënyra më e lehtë për të filluar meditimin është duke u përqendruar në frymëmarrjen- shembull ky shumë shpeshtë i njërës prej metodave më të njohura medituese: përqendrimi.

1. Meditimi me përqendrim

Gjatë meditimit me përqendrim kërkohet të përqendrohemi në një pikë të vetme. Kjo mund të nënkuptojë numërimin e frymëmarrjeve, përsëritjen e një fjale të vetme, nguljen e syve ne një dritë qiriu, dëgjimin e një tingulli që përsëritet ose duke numëruar.

Meqë përqendrimi i mendjes nuk është i lehtë, është mirë të fillohet me vetëm disa minuta meditimi në ditë dhe të provojmë të rrisim kohën e meditimit çdo ditë.

Me këtë mënyrë të medituarit, vetëm rifokusojeni vetëdijen tuaj në objektin e zgjedhur për vëmendje sa herë që vëreni që ju është larguar përqendrimi. Në vend se të ndiqni mendimet, ju vetëm leni ato të largohen. Me anë të kësaj metode aftësia juaj për t’u koncentruar përmirësohet.

2. Meditimi me mendje të mbushur

Ky lloj meditimi nxitë praktikuesin të observojë mendimet e ndryshme gjersa ato enden në mendjen tonë. Qëllimi është të mos përfshihemi në to ose t’i gjykojmë ato, por thjesht të jemi të vetëdijshëm për secilin shënim mendor që ngritët.

Me anë te kësaj metode, ju do mund të vëreni që mendimet dhe ndjenjat tuaja kanë tendencë të paraqiten në radhitje jo të rëndomta. Çdo herë e më shumë do jeni të vetëdijshëm për tendencën e njeriut për të gjykuar një përjetim si të mirë ose të keq, të këndshëm ose të pakëndshëm. Me ushtrime të vazhdueshme, do të arrihet një baraspeshë e brendshme.

Në disa shkolla të meditimit, nxënësit përdorin një kombinim të metodave të lartpërmendura. Shumica e metodave kërkojnë gjendje të qetë fizike- disa në shkallë më të lartë e disa më të vogël, varësisht nga mësuesi.

3. Metoda tjera medituese

Ekzistojnë edhe metoda tjera medituese. Për shembull, një metodë e meditimit që praktikohet mes budistëve përqendrohet drejtpërdrejtë në kultivimin e dhembshurisë. Kjo përfshinë paramendimin e ngjarjeve negative dhe rimodelimin e tyre me një dritë pozitiviteti me anë të dhembshurisë.

Ka poashtu edhe metoda medituese me lëvizje, si tai chi, qigong, meditimi me anë të ecjes, etj.

Përfitimet nga meditimi

Edhe nëse relaksimi nuk është qëllimi juaj i vetëm i meditimit, ai është gjithmonë pjesë e rezultatit.

Kërkimet kanë vërtetuar këto të mira afatshkurtra të sistemit nervorë të fituara nga meditimi: Ulja e shtypjes se gjakut, përmirësim i qarkullimit të gjakut, ulje e të rrahurave të zemrës, reduktim i djersitjes, përmirësim të frymëmarrjes, ulje e stresit, ngritje e ndjenjës së mirëqenies.

Kërkimet e fundit janë duke vëzhguar nëse praktikimi i vazhdueshëm i meditimit tregon rezultate në të mira afatgjate.

Në filozofinë budiste, përfitimi kulminant i meditimit është lirimi i mendjen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojë, siç janë rrethanat e jashtme ose emocionet e forta të brendshme.

Praktikuesi i liruar ose i ‘ndriçuar’ nuk i ndjekë dëshirat ose nuk zihet në grackë nga eksperiencat pa nevojë, por në të kundërtën ai ka mendje të qetë dhe ndjenjë harmonie të brendshme.

Si të meditojmë: Meditim i thjeshtë për fillestarët

▪ Uluni ose shtrijuni rehat.
▪ Mbyllni sytë.
▪ Mos merrni mundimin të kontrolloni frymëmarrjen; thjesht merrni frymë lirshëm.
▪ Përqendrohuni në frymëmarrje dhe mënyrën si trupi juaj lëvizë me secilën marrje dhe lirim të ajrit.
▪ Vështroni gjoksin, krahët, brinjët dhe barkun. Thjesht vini mendjen frymëmarrjes pa u munduar të kontrolloni intensitetin e saj.
▪ Nëse u ikë mendja nga ushtrimi atëherë vetëm ktheni prapë përqendrimin në frymëmarrje.
▪ Mbani këtë metodë për 2-3 min për fillim, pastaj provoni periudha më të gjata.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...