Cassano: Inter e fitoi Ligën e Kampionëve pa luajtur futboll

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano ka vazhduar me qëndrime kundërthënëse për Interin, duke e kritikuar stilin e futbollit me të cilin zikaltrit e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2010.

Interi i Jose Mourinhos e kishte fituar tripletën në sezonin 2009/10, Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë, duke u bërë skuadra e vetme italiane që e arrin këtë, transmeton Gazeta Express.

Por zikaltrit nuk kanë fituar titull më që prej atëherë, por janë ekipi i fundit italian që e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Arritja e vitit 2010 nuk i kishte lënë aspak mbresa Cassanos, i cili e kritikoi stilin e lojës së Mourinhos gjatë kohës së tij në Giuseppe Meazza.

“Më duhet të them, Interi është ekipi im dhe e fitoi Ligën e Kampionëve para 11 vjetëve, por jo duke luajtur futboll”, tha Cassano për Bobo TV.

38-vjeçari luajti për Interin më vonë, nga viti 2012 deri më 2013, pasi i ishte bashkuar zikaltërve nga klubi rival Milan. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...