Camozzi: “Rolando do të kthehet tek Inter, palët tani janë afër

PUBLIKUAR

1

Pas mos marrëveshjeve të vogla në fillim të verës kur Porto dhe Inter ishin larg marrëveshjes për të sjellë në Milano Rolandon, në javët e fundit duket se po lëviz diçka që duket se favorizon një kthim të  mbrojtësit në Inter. Shumë do të varet edhe nga shitjet që klubi i Corso Vittorio Emanuele duhet të bëjë në repartin mbrapa me njërin midis Silvestre dhe Campagnaro, ndoshta edhe të dy të destinuar për tu larguar. FcInter1908.it ka gjetur konfirmime për këtë në fjalët e agjentit të Fifa Franco Camozzi, person që bën pjesë në rrethin e agjentit të Rolando dhe shumë i azhornuar mbi faktet. Keto janë deklaratat e tij: “Për mua Rolando brenda fundit të gushtit do të kthehet tek Inter. Palët janë afruar shumë në nivel ekonomik në krahasim me muajt e kaluar por zikaltrit duhet të shesin ndokënd. Silvestre dhe Campagnaro? Shitja e tyre do të jetë një detyrë e rëndë, e shoh të vështirë”. /inter.al/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë telashet e kampionit kosovar: Drita ende pa fitore në Superligë

Kampioni aktual i Kosovës, Drita, po kalon një moment shumë të vështirë në fillim...

A do të luajë Lamine Yamali ndaj Newcastlet të enjten?

Barcelona po përgatitet të nisë fushatën e Ligës së Kampionëve 2025-26 me një mungesë...

Dikur mbrojtësi më i shtrenjt në botë, shikojeni ku ka përfunduar ish-ylli i Manchester Cityt

Transferimi te Manchester City dikur e kishte bërë atë mbrojtësin e krahut më të...