Calhanoglu s’po mendon për rinovimin me Milanin, i fokusuar vetëm në “Euro 2020”

PUBLIKUAR

Calhanoglu nuk dëshiron të flasë tani për të ardhmen, për rinovimin me Milanin apo largimin nga San Siro. Ai është i fokusuar vetëm në Kampionatin Evropian dhe pas Euro 2020, do të sqarohet gjithçka. Turku nuk e ka mohuar se Milani është klub special për të.

Hakan Calhanoglu ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me Milanin janë shtyrë pas “Euro 2020”, teksa raportohet se mund t’i jap fund aventurës me shtatë herë kampionët e Evropës.

Ai do të përfaqësojë Turqinë në Kampionatin Evropian pasi kontribuoi në 14 gola për Kuqezinjtë sezonin 2020/21.

“Milani është special për mua, jemi kthyer në Champions League dhe është arritje e madhe për ekipin”, tha ai për “Fotomac”.

“Ende nuk kam vendosur për të ardhmen, s’dua të flas për këtë tani, dua të fokusohem vetëm në Euro”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...