Caktohet seanca e jashtëzakonshme, të premten votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, shkruan Gazeta Express

Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është nënshkruar nga deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PKD-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot se PDK-ja do të kërkojë përkrahjen e deputetëve për ta kaluar Ligjin në lexim të dytë në Kuvend.

“PDK do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme, presim që edhe partitë tjera ta votojnë një Projektligj të tillë që është mbështetur në Komision”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërkohë, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...