Caktohet gjyqtari për El Clasicon e së shtunës, Real Madrid – Barcelona

PUBLIKUAR

Mateu Lahoz është caktuar si gjyqtar kryesor për ndeshjen e së shtunës mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga.

Gjyqtari enigmatik ka shumë përvojë në ndeshje të rëndësishme si kjo, prandaj nuk është çudi se ai është zgjedhur për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen më të madhe në La Liga.

Derisa vendimi zyrtar për caktimin e gjyqtarit do të bëhet publik të enjën nga Komisioni i Gjyqtarëve, MARCA raporton se Lahoz është zgjedhur tashmë, ndërsa Soto Grado do të jetë në dhomën e VAR-it.

Përveç rivalitetit të moçëm, takimi i së shtunës do të jetë vendimtar edhe në luftën mes Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit në garën për titull në ligë këtë sezon.

Atletico është lider me 66 pikë, i ndjekur nga Barcelona me 65 dhe Real Madridi me 63.

Para këtij takimi, Lahoz do ta ndajë drejtësinë në një ndeshje tjetër të madhe, atë mes Bayern Munich dhe PSG-në në Ligën e Kampionëve sot në mbrëmje. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...