Çajnë postbllokun, policia shqiptare plumba trafikantëve (Video)

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur në këmbë, që dyshohet nga plumbat e policisë, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar nga policia mbrëmjen e të martës në zonën e “Don Boskos” rreth orës 21:00, ku u sekuestrua 435.2 gramë kokainë, një peshore elektronike dhe një sasi kartëmonedhash në valutë euro.

Njëri nga të arrestuarit është Bledar Peci 27-vjeç, ndërsa personi tjetër i arrestuar, që ishte në makinë me atë është me inicialet A.M.

Policia pas informacioneve se Peci shpërndante kokainë në zonën e “Don Boskos” ka organizuar operacionin duke i bërë shenjë që të ndalojë autorit që po lëvizte me makinë, por ai nuk i është bindur urdhrit duke tentuar që të çajë postbllokun.

Drejtuesi i mjetit ka lëvizur me shpejtësi duke bërë disa manovra të cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet të ndërhyrjes, por asnjë efektiv nuk u lëndua.

Në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, policia i ka paralajmëruar duke qëlluar në ajër, më pas në drejtim të gomave te automjetit.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit pas shpimit të gomave nga policia pas tentativës për t’u larguar, Bledar Peci mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ndërsa policia deklaron se Bledar Peci është plagosur për shkak të përplasjes së automjetit me të cilin iu shmang postobllokut.

Burime për Shqiptarja.com thonë se Peci mund të ketë mbetur i plagosur nga plumbat e Policisë, e cila qëlloi mbi 10 herë, mbi automjetin e autorëve, ku dyshohet se Pecin plumbat e kanë kapur në këmbë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...