Çaji i nxehtë shton rrezikun nga kanceri i ezofagut, por vetëm në këtë rast

PUBLIKUAR

Nëse pini duhan apo alkool çdo ditë, ndoshta do të duhej ta linit çajin që të ftohet para se ta pini.

Pirja e çajit derisa është i nxehtë mund të shtojë rrezikun nga kanceri i ezofagut, ka konstatuar një studim i ri.

Në studimin, e publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, theksohet që pirja e çajit të nxehtë dyfishon rrezikun nga kjo sëmundje e rrezikshme, mirëpo vetëm te njerëzit të cilët konsumojnë alkool dhe duhan.

Kanceri i ezofagut është sëmundja e tetë më e shpeshtë në botë dhe shpesh është fatale, brenda një viti vret 400.000 njerëz, thonë rezultatet e Agjencisë Ndërkombëtare të Hulumtimit të Kancerit, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi, më i madh i këtij lloji, ka ndjekur afro gjysmë milioni të rriturish në Kinë nëntë vjet e gjysmë.

Pjesëmarrësit të cilët kanë konsumuar çaj në nivel javor janë lutur që të theksojnë a e kanë pirë të ftohur, të ngrohtë apo të nxehtë.

Tek ata të cilët nuk pinë alkool as duhan nuk ka pasur rrezik nga kanceri, ndërsa te të tjerët rreziku është shtuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...