Çaj nga lëvozhgat e brendshme të arrave: Zhbllokon arteriet, pengon sëmundjet e zemrës, shpëtim për duhanpirësit!

PUBLIKUAR

Me përdorimin afatgjatë vepron edhe në rregullimin e shtypjes së lartë të gjakut

Arrat shpesh i përdorim në ushqim, apo si pjesë e recetave për ëmbëlsira, mbase edhe jo të vetëdijshëm sa janë të mira për shëndetin tonë kardiovaskular, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pos frutave të shijshme, mund t’i përdorim edhe ato lëvozhga të vogla “ndarëse”, të cilat gjenden midis arrave, madje në mënyrë fenomenale!

Në të vërtetë, çaji nga ato “ndarëse” të vogla vepron shkëlqyeshëm kundër bllokimit të arterieve, kundër të gjitha sëmundjeve të zemrës dhe te temperaturat e shkaktuara nga problemet me zemrën, posaçërisht u rekomandohen duhanpirësve.

Kjo është receta për çaj nga “ndarëset” e arrave:

Përbërësit:

▪ 4 -5 ndarëse arrash,
▪ ujë.

Përgatitja e çajit:

Ndarëset zhytni në ujë dhe lini të qëndrojnë gjatë natës.

Në mëngjes zieni ujin bashkë me lëvozhgat ndarëse dhe kur të vlojë hiqeni nga zjarri dhe prisni të ftohen.

Konsumimi:

Çaji duhet të jetë i ngrohtë në stomak të zbrazët, duke e pirë me gllënjka.

Pihet një herë në ditë, çdo ditë pa ndërprerje.

Kur të pihet rregullisht, vepron edhe në rregullimin e tensionit të gjakut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...