Çaj i ftohtë: Zëvendësimi ideal për ujin gjatë ditëve të verës

PUBLIKUAR

Është koha që të freskoheni në mënyrë të shëndetshme.

Nëse jeni adhurues i lëngjeve dhe i pijeve të tjera, ekziston alternativa për ujin, e cila do t’ju japë efektin e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Zieni çaj dhe lëreni të ftohet dhe kënaquni me të mirat të cilat jua ofron lloji i caktuar i çajit.

Çaji i zi është shumë i mirë, sepse ul nivelin e kolesterinës në gjak, liron nga stresi dhe përmirëson kujtesën.

Çaji i gjelbër është antioksidans i shkëlqyeshëm, gjithashtu zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Çaji i kamomilit është ideal për zbutjen e stresit dhe të vështirësive, prandaj është shumë i mirë kur dëshironi të qetësoheni.

Çajet e kuqe do të ngadalësojnë plakjen dhe do të forcojnë sistemin tuaj imunitar. Nëse nuk jeni rezistues ndaj ftohjeve dhe alergjive, këto çaje janë të dobishme për ju.

Çaji i belushit është i mirë kundër infeksioneve urinare, por gjithashtu është i mirë edhe për lukthin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...