Buzhala: Ka përmirësim të situatës, çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktori Buzhala ka thënë sot se ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrike, shkruan Gazeta Express.

Ai në një konferencë për media deklaroi se përmirësimi ka ardhur pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë dhe se ka rënë kërkesa për energji elektrike.

“Po flasim për një përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, ka rënë edhe kërkesa pasi sot temperaturat janë 7-8 gradë plus ndërsa para dy-tri ditësh kanë qenë 7-8 gradë minus. Këtu ka rënie të konsumit dhe është përmirësuar gjendja”, ka thënë ai.

Buzhala tha se tani edhe reduktimet janë më të vogla krahasuar me ditët e kaluara.

“Nëse ka pasur reduktime nga dy orë, tashmë reduktimet janë shumë të vogla”, tha ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...