Buzëqeshja e aktruar në punë shpie në konsumim të rëndë të alkoolit pas orarit të punës

PUBLIKUAR

Sipas një studimi të ri, aktrimi i buzëqeshjes në punë mund të shpie në konsumim të rëndë të alkoolit pas orarit të punës.

Hulumtuesit amerikanë kanë studiuar shprehitë e konsumimit të alkoolit të njerëzve që punojnë në punë të shtetit, transmeton Telegrafi.

Në këtë studim, i cili është publikuar në “Journal of Occupational Health Psychology”, ata kanë zbuluar se punëtorët që e detyrojnë veten të buzëqeshin dhe të aktrojnë si të lumtur para konsumatorëve janë më të prirë të konsumojnë shumë alkool pas punës.

Hulumtuesit thonë se aktrimi i emocioneve pozitive mund të jetë aq lodhës për disa saqë mund të shpie në konsumim të alkoolit.

Ekspertët thonë se ndonëse të buzëqeshni gjatë punës mund t’ju duket si gjë pozitive, faktikisht ta bëni këtë gjatë tërë ditës mund të jetë shumë e lodhshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...