Buxheti i vitit 2022/ Mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 më mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.35 të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit të kësaj qeverie të arrij në 2%, sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.

Kjo, sipas tij, dëshmon përkushtimin serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat kushtetuese dhe ligjore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Mehajt:

Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit tonë të arrijmë në 2% , sipas  standardit të përcaktuar të NATO-s.

Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore.

Ne kemi pak fjalë e shumë punë!

Urime e na priftë e mbara!

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...