Busquets shpërthen në lot pasi Spanja e kalon grupin në Euro 2020

PUBLIKUAR

Sergio Busquets nuk ka qenë në gjendje t’i përmbajë emocionet pas fitores së Spanjës 5:0 kundër Sllovakisë, në të cilin ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes duke i ndihmuar ekipit të vet të mbetet në Euro 2020.

Mesfushori i Barcelonës mungoi në dy ndeshjet e para të Spanjës dhe nuk stërviti me skuadrën për shkak se u infektua me COVI-19, raporton Gazeta Express.

Por në rikthimin dhe ndeshjen e parë në Euro 2020, Busquets në rolin e kapitenit shkëlqeu duke i ndihmuar Spanjës të kalojë në rrethin e 16 më të mirëve, ku do të përballet me Kroacinë.

“Të gjithë jemi të ngazëllyer sot. Ne dhe tifozët”, tha Busquets me lot në sy.

“Kam kaluar nëpër një kohë shumë të vështirë. I kalova 10 ditë në shtëpi, nuk e dija nëse do të mund të kthehesha në skuadër”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...