Burri nga Gjakova tenton ta vrasë ish-gruan, e godet në kokë me dru

PUBLIKUAR

Një grua nga Gjakova është në rrezik për jetën, pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Express mëson se viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë si pasojë e goditjeve nga ish-bashkëshorti.

Sipas burimeve të Gazetës, viktima është në rrezik për jetë, pasi ka frakturë në kafkë.

Ndërkaq i dyshuari është i njohur për policinë, pasi i njëjti ka pasur disa raste të natyrës së njëjtë.

Çifti ka qenë i divorcuar, ndërkaq i dyshuari ka shkuar në banesën e viktimës, ku edhe e ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vrasje në tentativë-Gjakovë 19.12.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...