Burri homofobik ia then shpinën udhëtares vetëm pse një vajzë e puthi në faqe

PUBLIKUAR

Një burrë homofobik në qytetin e Nju Jorkut e ka goditur, e ka shqelmuar dhe ia ka thyer shpinën një vajze kur e pa se një udhëtare tjetër e trenit e puthi atë në faqe. Policia e ka publikuar një video ku shihet burri duke u grindur me 20-vjeçaren, duke shpresuar se do ta gjejnë më lehtë.

Incidenti kishte ndodhur më 30 nëntor në metron e Nju Jorkut. Sipas policisë, burri i panjohur u zemërua kur e pa një vajzë tjetër duke e puthur viktimën në faqe. Pas kësaj pasoi një grindje mes të dyshuarit dhe viktimës. Ai e ndjeku nga pas, e goditi pas kokës dhe e rrëzoi, me ç’rast ajo ra me kokë në dyshemenë e trenit.

Kur treni u ndal në një stacion, i dyshuari u arratis. Viktima u pranua në spital me një thyerje të kurrizit. Besohet se i akuzuari është i moshës 50 deri 60 vjeçare. Task-forca e krimeve të urrejtjes është duke e hetuar këtë rast, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...