Buqinca tregon si do t’i kursejë Kosova 20 milionë euro energji në vit

PUBLIKUAR

Gramoz Buqinca, anëtar i ekipit të zhvillimit të Kompaktit, konsulent i jashtëm Ministrisë së Financave, ka thënë se Kosova do t’i kursejë mbi 20 milionë euro nga bateritë që do të sigurohen në kuadër të projektit Kompakt me MCC-në.

“Kosovës i mungojnë rezervat e energjisë Kosova paguan për rezervat e energjisë në Shqipëri, paguajmë afro 16 milionë euro, për rezerva për stabilizim të frekuencave sepse për me mbajt frekuencën stabile duhen rezerva ne paguajmë në Shqipëri sepse nuk kemi”, ka thënë Buqinca në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Me këto bateri për momentin jemi duke u munduar me i plotësu nevojat e Kosovës për stabilizim të frekuencave që na i shpëton neve pothuajse të gjithë 16 milionëshin që ia japim Shqipërisë. Në vit do të kursejmë minimum 20 milionë euro për shkak edhe të arbitrazhit të energjisë”.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...