“Bukuroshja e fjetur” nuk është mit – femrave iu nevojitet më shumë gjumë për t’u dukur bukur

PUBLIKUAR

Gjumi është esencial për trupat tanë pasi që është koha kur trupin e shëron dhe e riparon veten.

Prandaj, i tërë shëndeti jonë varet nga gjumi dhe pushimi sepse gjatë kësaj faze trupi i sintetizon nutrientët esencialë, i riparon organet dhe qelizat, e merr energjinë e nevojshme dhe i parandalon problemet shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Kryesisht shkencëtarët i rekomandojnë 8 orë gjumë çdo natë, por së fundmi studimet kanë treguar se kjo mund të mos mjaftojë për femrat.

Siç duket, “bukuroshja e fjetur” nuk është mit dhe femrave iu nevojitet më shumë gjumë sepse kështu e përmirësojnë pamjen dhe kualitetin e lëkurës.

Femrat dhe meshkujt janë ndryshe në shumë mënyra dhe, për shkak të aktivitetit më të lartë të trurit te femrat, trupi i tyre ka nevojë për më shumë gjumë si mënyrë që trupi i tyre ta riparojë veten siç duhet.

Lajm i mirë për femrat, apo jo?

Prandaj, ekspertët rekomandojnë qe femrat të mundohen të flejnë pak më shumë se 8 orë në mënyrë që të jenë të shëndetshme! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...