Buka është sikur doza e vitaminave – zbulo cila është më e shëndetshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Buka integrale është e gatuar nga mielli i grurit të bluar nga kokrrat e plota. Ka vlerë të lartë ushqyese, sepse përmban shumë minerale dhe vitamina. Simitet dhe kuleçtë kanë tri deri në pesë herë më shumë vlera ushqyese sesa ato nga mielli i bardhë. Pejzat e shumta krijojnë ndjenjën e ngopjes së plotë.

Buka cilësore nuk ju shton peshën trupore, ndërkaq plotëson madje 10 për qind të nevojave ditore me hekur dhe albumine. Buka e bardhë është më mirë të shmanget, sepse ka sheqer të fshehur, transmeton Telegrafi.

Ngjyra nuk është tregues i sigurt i cilësisë së bukës. Buka ngjyrë të errët shpesh është e ngjyrosur me karamele. Njerëzit shpesh mendojnë se buka e pasuruar me krunde është më e shëndoshë, mirëpo ajo bukë ju shton shumë më tepër peshë se sa e zakonshmja. Bukët më të forta pikërisht janë më të shëndetshme.

Buka nuk ju shton peshë nëse hahet në sasi të duhura, përkatësisht 200 – 300 gramë gjatë një dite. Njerëzit që janë në dietë i shmangen bukës, mirëpo buka nuk ka kalori të larta. Ju shton peshën ajo që vihet në bukë – gjalpi, pastat dhe sallamet, apo marmelata.

assortment of baked bread on wood table

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur është më e mira për njerëzit që kujdesen për linjat: duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes. Kur buka integrale përmban fibra dhe sakaromicete (kërpudhat mikroskopike përgjegjëse për ardhjen e brumit), rregullon peristaltikën e zorrëve, duke garantuar kështu mirëqenien e organizmit. Përveç kësaj, majaja natyrore (sakaromicetet) duke tretur niseshtenë, ia lehtëson stomakut procesin e përpunimit të ushqimeve.

Buka me brumë të ardhur njihet përnjëherë: tretet më lehtë nga stomaku, reziston për shumë ditë dhe pesha e saj është afërsisht një kilogram. Brumi i një cope të tillë buke ka në brendësi sakaromicete që duke u vendosur në mes, e bëjnë bukën të rezistojë për shumë ditë.

Shmangni bukën e bardhë të bërë me miell gruri dhe maja birre, që është shkaku kryesor i fermentimit të zorrëve dhe konsumoni të gjitha llojet e bukës së zezë (përmbajnë thekër, grurë të fortë etj.). Më mirë akoma do të ishte nëse buka e zezë përmban fara lini, luledielli etj., këto lloj kanë vlera ushqyese, të pastrojnë, kanë më pak yndyrë dhe nuk të shëndoshin.

Buka e zezë përmban sasi të mëdha hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B dhe magnez, elementët e nevojshëm në metabolizmin e sheqerit. Këto karakteristika e bëjnë bukën e zezë mjaft të shëndetshme, sidomos për personat që vuajnë nga diabeti, transmeton Telegrafi.56568617_XSNë të gjitha drithërat integrale gjenden oligoelementet, që ndihmojnë në ruajtjen e linjave dhe shëndetit. Më të rëndësishmet janë:
– zinku, forcon flokët, thonjtë, dhe përmirëson punën e mëlçisë;
– bakri, mbron sistemin imunitar;
– kaliumi, tonifikon sistemin muskulor;
– magnezi, favorizon sintezën e antitrupave, parandalon alergjitë dhe intolerancat.

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur ka shije më të fortë sesa buka e bardhë dhe të shijon më shumë: mjafton një copë e vogël për t’u ngopur. Kjo është edhe arsyeja që rekomandohet në dietat hipokalorike. Duke e shoqëruar me një pjatë me zarzavate ose duke e ngrënë në formë bruskete, të mbush stomakun, ka pak yndyrë dhe shumë pak kalori.

Veç të tjerash, buka integrale është e pasur me vitamina (B1), proteina, kripëra minerale dhe enzima aktive; vitamina B1 (tiamina) bën të mundur shndërrimin e sheqernave dhe yndyrave në energji, duke shmangur që ato të kthehen në depozita dhjamore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...