Buka është sikur doza e vitaminave – cila është më e shëndetshme?

PUBLIKUAR

Buka integrale është e gatuar nga mielli i grurit të bluar nga kokrrat e plota. Ka vlerë të lartë ushqyese, sepse përmban shumë minerale dhe vitamina. Simitet dhe kuleçtë kanë tri deri në pesë herë më shumë vlera ushqyese sesa ato nga mielli i bardhë. Pejzat e shumta krijojnë ndjenjën e ngopjes së plotë.

Buka cilësore nuk ju shton peshën trupore, ndërkaq plotëson madje 10 për qind të nevojave ditore me hekur dhe albumine. Buka e bardhë është më mirë të shmanget, sepse ka sheqer të fshehur, transmeton Telegrafi.

Ngjyra nuk është tregues i sigurt i cilësisë së bukës. Buka ngjyrë të errët shpesh është e ngjyrosur me karamele. Njerëzit shpesh mendojnë se buka e pasuruar me krunde është më e shëndoshë, mirëpo ajo bukë ju shton shumë më tepër peshë se sa e zakonshmja. Bukët më të forta pikërisht janë më të shëndetshme.

Buka nuk ju shton peshë nëse hahet në sasi të duhura, përkatësisht 200 – 300 gramë gjatë një dite. Njerëzit që janë në dietë i shmangen bukës, mirëpo buka nuk ka kalori të larta. Ju shton peshën ajo që vihet në bukë – gjalpi, pastat dhe sallamet, apo marmelata.

assortment of baked bread on wood table

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur është më e mira për njerëzit që kujdesen për linjat: duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes. Kur buka integrale përmban fibra dhe sakaromicete (kërpudhat mikroskopike përgjegjëse për ardhjen e brumit), rregullon peristaltikën e zorrëve, duke garantuar kështu mirëqenien e organizmit. Përveç kësaj, majaja natyrore (sakaromicetet) duke tretur niseshtenë, ia lehtëson stomakut procesin e përpunimit të ushqimeve.

Buka me brumë të ardhur njihet përnjëherë: tretet më lehtë nga stomaku, reziston për shumë ditë dhe pesha e saj është afërsisht një kilogram. Brumi i një cope të tillë buke ka në brendësi sakaromicete që duke u vendosur në mes, e bëjnë bukën të rezistojë për shumë ditë.

Shmangni bukën e bardhë të bërë me miell gruri dhe maja birre, që është shkaku kryesor i fermentimit të zorrëve dhe konsumoni të gjitha llojet e bukës së zezë (përmbajnë thekër, grurë të fortë etj.). Më mirë akoma do të ishte nëse buka e zezë përmban fara lini, luledielli etj., këto lloj kanë vlera ushqyese, të pastrojnë, kanë më pak yndyrë dhe nuk të shëndoshin.

Buka e zezë përmban sasi të mëdha hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B dhe magnez, elementët e nevojshëm në metabolizmin e sheqerit. Këto karakteristika e bëjnë bukën e zezë mjaft të shëndetshme, sidomos për personat që vuajnë nga diabeti, transmeton Telegrafi.56568617_XS

Në të gjitha drithërat integrale gjenden oligoelementet, që ndihmojnë në ruajtjen e linjave dhe shëndetit. Më të rëndësishmet janë:
– zinku, forcon flokët, thonjtë, dhe përmirëson punën e mëlçisë;
– bakri, mbron sistemin imunitar;
– kaliumi, tonifikon sistemin muskulor;
– magnezi, favorizon sintezën e antitrupave, parandalon alergjitë dhe intolerancat.

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur ka shije më të fortë sesa buka e bardhë dhe të shijon më shumë: mjafton një copë e vogël për t’u ngopur. Kjo është edhe arsyeja që rekomandohet në dietat hipokalorike. Duke e shoqëruar me një pjatë me zarzavate ose duke e ngrënë në formë bruskete, të mbush stomakun, ka pak yndyrë dhe shumë pak kalori.

Veç të tjerash, buka integrale është e pasur me vitamina (B1), proteina, kripëra minerale dhe enzima aktive; vitamina B1 (tiamina) bën të mundur shndërrimin e sheqernave dhe yndyrave në energji, duke shmangur që ato të kthehen në depozita dhjamore.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...