Buja: Në qershor mbahen zgjedhjet

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka thënë se ende nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Madje, ai thotë se ende askush nuk ka biseduar më të për këtë cështje.

“Askush nuk me ka kontaktuar. Pa e parë tekstin nuk e jap nënshkrimin. Mocioni nuk po me duket serioz”, ka thënë Buja për ‘Indeksonline’.

Ai pret qe në qershor vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri, sipas tij, po bën lojëra për të ia zgjatur jetën vetit në pushtet.

“Unë besoj qe në qershor do të kemi zgjedhje. Po shihet nga prononcimet dhe nga fushatat dhe nga frustërimi i kryeministrit. Mustafa po bën lojëra më ia zgjatë jetën vetit në pushtet”, ka thënë Buja.

Tutje, ish kryetari i Lipjanit shprehet i bindur se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi nuk do të kalojë.

Mocionin për rrëzimin e Qeverisë, e iniciuar nga Nisma nuk e ka nënshkruar as deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi. Por, ai ka shprehur gatishmëri qe ta nënshkruaj këtë mocion.

“Nëse ma ofrojnë e nënshkruaj. Nuk e di ndoshta po presin mbështetje nga PDK”, ka thënë shkurt Kelmendi./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...