Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka folur për projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, një projektligj i cili Presidenti Thaçi sot ka dorëzuar kryeparlamentarit Veseli për të proceduar në Kuvend.
Buja ka thënë për LipjaniNews se do ta ketë përkrahjen e tij.
“Ligji për FSK-në është shtruar si domosdoshmëri nga unë dhe gjatë diskutimeve për buxhetin, dhe në thuajse në çdo seancë si domosdoshmëri”, tha Deputeti Buja.
Ligji rregullon misionin, fushëveprimin organizimin strukturën etj, tha ai.
“Si i tillë do të ketë përkrahjen time sepse është synimi imi dhe i bashkëluftëtareve të mi është që të kemi një ushtri profesionale të aftë për mbrojtjen e shëtit të Kosovës”, tha Buja transmeton LipjaniNews


