Buja: Isa Mustafës i ka ardhur koha të dalë në pension

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, deputet nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja, ka thënë që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë të pa evitueshme, sepse Isa Mustafës i ka ardhur koha të dalë në pension!

“Zgjedhje duhet të ketë për të funksionalizuar Kuvendin e Kosovës që po çalon dhe shumë shpesh i shtynë seancat se nuk ka korum, zgjedhje duhet të ketë që Isa Mustafa të shkojë në pension, se e ka kohën”, tha ai për Gazetën Blic.

Ai më tutje ka shtuar se përgatitjet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë kanë filluar.

“Besoj se do te ketë zgjedhje dhe duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, madje shihen përgatitjet nga ata që po prononcohen se nuk ka zgjedhje deri 2018, nuk i besojnë as vetvetes!”.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...