Një Chiron ekstrem, do të arrijë sigurisht deri në fund të vitit
Gjatë këtij viti, Buhatti ka lansuar në Geneva Motor Show, Chiron Sport të fokusuar vetëm për pista, transmeton Telegrafi.
“Do të jetë një makinë kontroverse”, është e tëra që dihet për këtë veturë, duke hapur mundësi të shumta se çfarë mund të jetë.
Bazuar në deklaratat e mëparshme të kompanisë, që thonë se do të aplikojnë sistemin hibrid, besojnë se kjo makinë do të jetë e adoptuar si hibrid me mundësi elektrifikimi. Por, të tjerë janë të bindur se është krejtësisht i bazuar në Vision GT, sepse i ka të njëjta linja anësore si dhe grillin në formë patkoi. Gjithnjë sipas pretendimeve, ky mund të jetë një edicion i limituar, pasi ka pasur kërkesa nga entuziastët e makinave Bugatti, që kanë kërkuar diçka më shumë në makinën e tyre të preferuar. /Telegrafi/






