Bugatti ka sjellë modelin Centodieci me 1,600 kuaj fuqi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Hiper-makina që vjen si pjesë e një edicioni të limituar, është bazuar në EB110 SS

Kemi dëgjuar kohë më parë, se Bugatti do ta sjellë një makinë të fuqishme, ndërsa para disa ditësh, u shpërndanë pamjet, që tregon se ky model është bazuar në EB110 SS dhe do të ketë shumë fuqi, transmeton Telegrafi.

Me këtë model, që ishte më i shpejti pas vitit 1990, do të nderohet themeluesi Ettore Bugatti, në 110 vjetorin e lindjes, andaj edhe është quajtur Centodieci, që në gjuhën italiane nënkupton 110.

Dizajni i Centodieci lë të kuptohet se ka ngjashmëri të madhe me EB110 SS, duke filluar nga forma e patkoit në pjesën e përparme, përmasat e njëjta në të gjitha anët si dhe hapësira me tri ndarje për hyrje të ajrit.

Centodieci e ka motorin me 8 litra VV16 që prodhon 1,600 kuaj fuqi, që është për 100 kuaj fuqi më shumë se Chiron. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ë zë për 2.4 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 380 kilometra në orë.

Ndryshe nga La Voiture Noire që ka ngjyrë të zezë, Centodieci është me ngjyrë të bardhë. Si pjesë e edicionit të limituar, Bugatti Centodieci vjen në dhjetë njësi që kushtojnë nga tetë milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...