Buckovski dënohet me 2 vjet burg

PUBLIKUAR

33

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buckovski dënohet me dy vjet burg, për keqpërdorim të buxhetit gjatë kohës kur ishte ministër i mbrojtjes.

Vendimi për dënimin u shqiptua nga Gjykata shkallës së dytë, ajo e Apelit, e cila përfundimisht vendosi mbi aferën e ashtuquajtur “Pjesë të tankeve”, ku Buckovski në cilësinë e ministrit të mbrojtjes në vitin 2001 kishte bërë porosi të pjesëve rezervë të panevojshme të tankeve , transmeton INA.

Gjykata themelore kohë më parë e dënoi me 3,5 vite burg, por ajo e Apelit sot i zvogëloi dënimin në 2 vjet.

Buckovski akuzohet bashkë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Armatës, Metodija Stamboliski dhe tre të tjerë, të cilët u akuzuan me burgim të njëjtë dhe se ata bashkërisht kishin dëmtuar buxhetin për 2,5 milionë euro.

Buckovski në vitin 2001 ka qenë ministër i mbrojtjes në qeverinë e shpëtimit gjatë periudhës së konfliktit të 2001, ndërsa të njëjtën detyrë e vazhdoi deri në vitin 2004, ndërsa në vitin 2005 u bë kryeministër i vendit si kuadër i partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...