Buçinca: Marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të muajit korrik (VIDEO)

PUBLIKUAR

Gramos Buçinca, anëtar i Ekipit të Zhvillimit të Kompaktit, Konsulent i Jashtëm në Ministrinë e Financave, ka bërë të ditur se marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të korrikut.

Buçinca i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se janë duke diskutuar vetëm detajet e fundit për të finalizuar marrëveshjen, njofton Klankosova.tv.

“Presim që marrëveshja formalisht të nënshkruhet në korrik, ende nuk kemi një version zyrtarë. Do të nënshkruhet në korrik, para fundit të korrikut, jemi duke punuar që në fund të korrikut ta finalizojmë”, është shprehur Buçinca.

Buçinca dha edhe detaje se ku do të investohen, ku sipas tij, një pjesë e tyre do të jenë edhe për përfshirjen e grave në sektorët e energjisë.

“Pjesa e tyre më e madhe ka me qenë investim kapital, mbi 75 për qind, paret për të cilat do të mbeten në Kosovë për një kohë të gjatë, derisa pjesa tjetër do të jetë për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorët e energjisë”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...