Brusi bëhet me objekt të ri shkollor

PUBLIKUAR

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore në Brus Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë, sot pikërisht me 12 Qershor Ditën e Çlirimit të Komunës së Lipjanit kanë përururar shkollën fillore të mesme të ulët në fshatin e largët Brus. Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Brusit për obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar në fushën e arsimit duke krijijuar hapësira për për të gjithë nxënësit në mënyrë që të kenë një edukim cilësor në të gjitha lokalitetet e Komunës së Lipjanit, njofton Komuna.
“Uroj nga ky objekt shkollor të dalin kuadra të reja të cilët mundë të jenë konkurent jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtarë”, ka theksuar Kryetari Ahmeti. Ndërsa, qytetarët e këtij venbanimi së bashku me përsonelin arsimor të shkollës ka ndarë mirënjohe për Kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti shkollor. Në fund të këtij solemniteti nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë prezantuar një program të pasur kulturo artistik, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...