Bruno Fernandes, më i miri i muajit dhjetor në Premierligë

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është shpallur futbollisti i muajit dhjetor në Premierligë.

Tre gola dhe katër asiste ishin të mjaftueshme për yllin portugez ta fitojë përsëri këtë çmim.

Ylli i Manchesterit e ka fituar për të katërtën herë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Bruno Fernandes bëhet futbollisti i vetëm që e fiton katër herë brenda një viti kalendarik këtë çmim.

Ai ka realizuar 15 gola dhe tetë asistime në 23 ndeshjet e tij në Premierligë dhe Champions League me Manchester Unitedin.

Me paraqitjet e tij, Bruno Fernandes ka ndihmuar “Djajtë e Kuq” që të prijnë në Premierligë, me tri pikë para Liverpoolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...