Britanikët thonë se e kanë vazhduar këmbimin e informacioneve me SHBA-të

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Policia e Britanisë thotë se dje e ka vazhduar këmbimin e informacioneve me agjencitë e Shteteve të Bashkuara, pasi ka marrë siguri për ruajtjen e tyre, duke e përfunduar një pezullim të shkurtër për shkak të rrjedhjes së informacioneve në mediat amerikane lidhur me sulmin vetëvrasës në Mançester.

 

“Derisa ne zakonisht nuk bëjmë komente për aranzhimet e këmbimit të informatave, megjithatë pasi kemi marrë sigurime të reja, ne tash po punojmë për së afërti me partnerët tanë kryesorë në gjithë botën, përfshirë ata në aleancën e inteligjencës Pesë Sytë”, tha Mark Rowley, oficeri udhëheqës britanik kundër terrorit.

Kjo aleancë përbëhet nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.

Mbrëmë, kryeministrja britanike, Theresa May, bisedoi me presidentin amerikan, Donald Trump, me ç’rast u theksua se këmbimi i informacioneve të inteligjencës ndërmjet dy vendeve të tyre duhet të mbetet i sigurt.

Nga ana tjetër, policia britanike sot e ka arrestuar edhe një person në një lagje të qytetit Mançester, kështu që në arrest lidhur me sulmin vetëvrasës me bombë, ishin gjithsej 10 vetë të dyshuar.

Por, pasi u liruan pa akuzë një mashkull e një femër, tetë meshkuj mbesin në arrest, ka njoftuar policia e qytetit Mançester në rrjetin Twitter. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...