Britania parandaloi nëntë sulme terroriste që prej marsit

PUBLIKUAR

Nëntë sulme terroriste janë parandaluar që prej muajit mars në Britaninë e Madhe, ndërkohë që pesë të tjerë nuk janë mundur të shmangen duke vrarë 36 persona, njoftoi sot ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd.

“Që prej vrasjes së një ushtari në Londër, në maj 2013, 22 komplote terroriste janë parandaluar, nëntë prej të cilëve që prej atentatit të kryer në mars në urën Westminster dhe para Parlamentit”, deklaroi Rudd para deputetëve britanikë.

Ajo u shpreh pas një prezantimi të gjendjes së kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe bërë për qeverinë nga kreu i shërbimit sekret britanik MI5, Andrew Parker.

Ky i fundit paralajmëroi ekzekutivin se dështimi i grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak nuk nënkupton se kërcënimi duhet të përjashtohet tashmë, përcjell Atsh.

“Rrjetet sociale po përdoren aktualisht për të inkurajuar sulmet e reja në Britaninë e Madhe dhe gjetkë”, theksoi më herët një zëdhënës i kryeministres, Theresa May.

Vala e atentateve në Britaninë e Madhe këtë vit, katër prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik duke shkaktuar 36 të vdekur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...