Britania në zgjedhje të parakohshme, reagon Skocia

PUBLIKUAR

Kryeministria e Skocisë ka reaguar pas thirrjes për zgjedhjet e përgjithshme , duke thënë se konservatorët britanikë do t’i përdorin ato për ta “lëvizur në Mbretërinë e Bashkuar djathtas” duke imponuar një ‘Brexit’ të vështirë dhe shkurtime të thella”.

Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pasi Kryeministria britanike bëri thirrje për një votim të parakohshëm  më 8 qershor,  Nicola Sturgeon  e përshkroi njoftimin si “një nga kthesat më të jashtëzakonshme në historinë e re politike”

Sipas lideres skoceze, Theresa May tregoi edhe një herë ka vënë interesat e partisë së saj përpara të vendit “.

Kryeministrja May ka bërë thirrje për zgjedhje të parakoshme në Mbretërinë e Bashkuar, më 8 qershor

May bëri njoftimin e bujshëm në “Downing Street”, pasi disa muajsh sondazhesh të favorshme për konservartorët britanikë.

Ajo tha se Britania ka nevojë për siguri, stabilitet dhe lidership të fortë pas referendumit për daljen nga BE-ja

“Kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar stabilitet dhe siguri për vitet e ardhshme është mbajta e këtyre zgjedhjeve”, tha liderja britanike, duke shpjeguar vendimin për zgjedhje të parakohshme. /syri/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...