Britania i kërkon shpjegime Zuckerbergut për sigurinë e të dhënave personale në Facebook

PUBLIKUAR

Një komitet ndërpartiak i deputetëve britanikë i ka kërkuar drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg të paraqitet para parlamentit për të shpjeguar dështimin katastrofik të procesit në kompaninë e tij mbi sigurinë e të dhënave personale.

Damian Collins, i cili drejton Komitetin e Kulturës, Medias dhe Sporteve, deklaroi se i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur Facebook-ut shpjegime, se si kompanitë i sigurojnë dhe ruajnë të dhënat e përdoruesve nga faqja e tyre dhe kryesisht në rastet kur këto të dhëna merren pa pëlqimin e tyre.

“Përgjigjet e zyrtarëve kanë nënvlerësuar në mënyrë të vazhdueshme rrezikun e paralajmëruar nga komisioni,” tha Collins, një deputet i partisë konservatore të kryeministres, Theresa May, në një letër drejtuar Zuckerberg, përcjell Atsh.

Komiteti i Dhomës së Komuneve, Dhoma e Ulët e parlamentit, po shqyrton aktivitetin e Facebook-ut , si pjesë e një hetimi mbi rolin e “Fake News” në politikën britanike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...