Britania e shpall koronavirusin kërcënim të serioz për shëndetin publik

PUBLIKUAR

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka shpallur koronavirusin kërcënim serioz dhe të pashmangshëm për shëndetin publik.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se kjo masë është marrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit publik nga përhapja e mundshme e virusit të rrezikshëm.

Deri më tash, në botë janë regjistruar më shumë se 40 mijë raste të infektimeve, shumica prej të cilave janë në Kinë, ku edhe u paraqitën rastet e para.

Në nivel botëror, numri i vdekjeve ka shkuar në 910, por numri i infektimeve brenda ditës në Kinë është stabilizuar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha: “Jemi duke i forcuar rregulloret në mënyrë që të ofrojmë përkrahje për individët në izolim për sigurinë e tyre.

Ndryshe, disa britanikë u diagnostikuan me koronavirus në Francë dhe një tjetër në Spanjë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...