Britania e Madhe: Do ta sulmojmë Assadin, nëse na kërkon Amerika

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Borsi Johnson, ka thënë sot se Britania më shumë mundësi do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara për sulme të mëtejme ushtarake kundër Sirisë, nëse i kërkohet ta bëjë një gjë të tillë, pavarësisht se a voton Parlamenti për një gjë të tillë apo jo.

“Do të ishte shumë e vështirë të themi jo nëse SHBA-ja kërkon ndihmën e Britanisë për mision ushtarak kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad,” ka thënë Johnson, transmeton Express.

Në vitin 2013, ligjvënësit britanikë e hodhën poshtë një kërkesë të kryeministrit të atëhershëm, David Cameron, për t’i autorizuar sulmet ajrore britanike si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga Assadi.

Britania është pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ushtarak kundër Assadit.

I pyetur nëse Parlamentit do t’i kërkohej ta provonte ndonjë vendosje të re ushtarake para kohe, Johnson tha se do të ishte e vështirë për ta të thoshin jo.

Parlamenti i Britanisë shpërbehet javën e ardhshme para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 8 qershor.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...