Britania e Madhe: Assadi kriminel lufte nëse vërtetohen se regjimi i tij vrau 58 njerëz sot në Idlib

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë sot se presidenti i Sirisë, Bashar Assad, do të jetë fajtor për krime lufte nëse vërtetohet se regjimi i tij është përgjegjës për sulmin e dyshuar kimik që u krye sot në provincën e kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, Idlib.

“Nëse vërtetohet se kjo u krye nga regjimi i Assadit, atëherë do të jetë edhe një arsye tjetër për të menduar se ata janë absolutisht një grup i neveritshëm, është krim lufte,” ka thënë Johnson sot në një konferencë për media në Londër, përcjell Express.

T’i bombardosh qytetarët tuaj me armë kimike është krim lufte, ka shtuar ai.

“T’i bombardosh qytetarët tuaj me armë kimike është padyshim krim lufte dhe ata duhet të mbahen përgjegjës,” ka thënë Johnson.

Në sulmin e dyshuar të qeverisë siriane me armë kimike u vranë të paktën 58 persona, përfshirë fëmijë, por ushtria siriane e mohon se ka përdorur armë të tilla.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...