Britani: Kërcënimi për terror është ngritur në nivelin më të lartë

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit të terrorizmit është ngritur në nivelin “kritik”, që është më i larti, meqë do të thotë se mund të ketë sulm të menjëhershëm.

 

Kjo ngritje u bë pas sulmit vetëvrasës pas një koncerti në qytetin Mançester, me ç’rast janë vrarë 22 vetë.

I dyshuari për këtë sulm, Salman Abedi, mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti më të madh, tha mbrëmë vonë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe ka theksuar se ky person kishte lindur dhe ishte rritur në Britani.

Ajo, po ashtu, ka njoftuar se qeveria e ka aktivizuar të ashtuquajturin, Operation Temperer, që është një plan emergjent për t’i vendosur ushtarët në vendet kryesore publike në mbështetje të policisë.

Policia e Mançesterit ka njoftuar se e ka arrestuar një person 23 vjeçar me lidhje me sulmin në këtë qytet, raporton Rel.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithëqë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojmë këtë pretendim të militantëve të Shtetit Islamik

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...