Brendi i veturave luksoze, më i besueshëm nga klientët (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Shumë pak do e besonin, se do ishte pikërisht ky

Mund të jetë çështje kohe, por shumë blerës nuk po u besojnë brendeve të mëdha, ndërsa kanë më shumë besim në prodhuesit e vegjël, transmeton Telegrafi. Kohëve të fundit, shumë kompani prestigjioze, janë përfshirë në skandale të shumta.

Madje, as prodhuesit që janë të pastër, nuk mund të jenë aq të besueshëm, nëse bazohen vetëm në kualitetin dhe satisfaksionin që e japin veturat e tyre, nëse nuk krijojnë marrëdhënie më të afërta me klientin.

Së paku kështu tregon hulumtimi Trusted Automotive Brand Survey, që është kërkuar nga AMCI Global, i realizuar nga 2,500 pronarë veturash.

Fituesi i brendit të veturave luksoze, më të besueshëm nga klientët, e ka marrë Alfa Rome, me një përqindje mjaft larg nga brendet tjera. Nga 100 pikët e përgjithshme, ky prodhuesi italian i ka fituar jo më pak se 51 për qind.

Sipas hulumtimit, e tëra ka të bëjë me afërsinë që Alfa Romeo ka krijuar me klientët, duke iu dhënë theks të veçantë, në aspektin e specifikimit të veturav të tyre.

“Fokusi te kualiteti dhe satisfaksioni, ka bërë që shumë prodhues t’i përmbushin kërkesat e klientëve dhe të jenë të pëlqyeshëm në treg, që ia kanë dalë me shumë sukses” ka thënë drejtori I AMCI.

Mirëpo, sipas tij kjo nuk mjafton, meqenëse duhet integritet dhe afërsi më e madhe me blerësit, ndjeshmëri ndaj kërkesave të tyre, për t’i përmbushur sa i përket veturës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...