Brenda reparteve të coronavirusit në Itali: Pacientët që përpiqen të “marrin frymë”, ndërsa përpjekjet e mjekëve duket se nuk janë “të mjaftueshme”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Mjekët e dëshpëruar italianë në epiqendrën e coronavirusit treguan sesi të gjitha përpjekjet e tyre “nuk janë të mjaftueshme”, ndërsa numri i vdekjeve të vendit të tyre u rrit mbi atë të Kinës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i viktimave atje arriti dje në 3,405, më i larti në botë, me gjithë përpjekjet e guximshme të mjekëve të shkatërruar për të mbajtur të gjallë të prekurit nga virusi.

Një raport tronditës i Sky News tregoi skenat e tmerrshme brenda spitalit Papa Giovanni XXII në zonën e goditur nga kriza të Bergamo në Lombardi, me stafin që nxitonte nëpër reparte me shtretër plot pacientë në ankth.

Pamjet e tmerrshme treguan njerëz që merrnin oksigjen ndërsa mbanin mbi kraharorët dhe tubat e tyre në mes të një rrjedhje të vazhdueshme të monitorëve të zemrës dhe pompave të frymëmarrjes.

Dr Lorenzo Grazioli, i cili punon në spital, por më parë ishte me qendër në Leicester, i tha Stuart Ramsay të Sky News: “Unë kurrë nuk jam ndier aq i stresuar në jetën time”.

Si numri i vdekjeve edhe numri i rasteve të konfirmuara u rritën përsëri dje dhe kombi tani ka regjistruar 41.035 infeksione, më shumë se gjysmën e rasteve pozitive në botë.

Të mërkurën, Italia regjistroi numrin më të lartë zyrtar të vdekjeve nga coronavirusit, me 475 vdekje në vetëm 24 orë.

Italianët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda, me mbylljen e shkollave dhe universiteteve, dyqanet të mbyllura përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive, dhe kufizime të mëdha për udhëtimet.

Por sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit është mposhtur nga virusi dhe të enjten një ekip vizitues i Kryqit të Kuq Kinez kritikoi dështimin e italianëve për të karantinuar njerëzit plotësisht dhe për të marrë seriozisht bllokimin kombëtar.

Ndërkohë kamionë ushtarakë u angazhuan për të transportuar shumë arkivole të viktimave – duke mos lënë anash as pamjet që tregonin pacientët nëpër korridore të spitaleve, në mungesë të vendeve nëpër dhoma.

Ndërkohë, Guvernatori i Lombardisë, rajoni më i prekur, tha që mjekët dhe infermierët në spitalet e rajonit ishin në limitet e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...