Brenda burgut ku rojet nuk guxojnë të futen, dhe sundon banda më famëkeqe në botë (FOTO, VIDEO)

PUBLIKUAR

“Penal de Ciudad Barrio” është burgu famëkeq që gjendet në El Salvador.

Ky burg është ndërtuar enkas për anëtarët e bandës më famëkeqe në botë “MS-13”, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si këtë burg e menaxhojnë vetë të burgosurit. Asnjë polic apo roje nuk futet brenda, aty funksionojnë ligje tjera.

Kjo bandë është e njohur për vrasje, tortura, hakmarrje dhe gjëra tjera të tmerrshme. Burgu ruhet nga jashtë dhe është një nga burgjet më të fortifikuara në botë.

Një fotograf i njohur ka arritur të marrë leje nga udhëheqësit e burgut dhe udhëheqësit e bandës, që të futet brenda dhe t’i fotografojë që t’ia dëshmojë botës se si funksionon ligji aty.

Shumica e të burgosurve janë nga Barriosi. Në El Salvador ky vend është i pa shpresë dhe mundësi, kështu që opsioni i vetëm real mbetet që djemtë e kësaj zone t’i bashkëngjiten bandave. Nëse kapen nga policia, përfundojnë në një vend si ky, të cilët brenda një kohe të shkurtër harrohen edhe nga shteti. Çdo i burgosur ndihet ashtu”, ka deklaruar Adam Hilton.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...