Brazili fiton pastër ndaj Perus, shkëlqen Neymar

PUBLIKUAR

Brazili ka vazhduar me fitore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Brazili triumfoi pastër ndaj Perus me rezultat 2:0, në një ndeshje ku shkëlqeu ylli i Paris Saint-Germain, Neymar.

Ai ishte protagonist në dy golat, duke shënuar një dhe asistuar në tjetrin, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Neymar asistoi për Ribeiron në minutën e 15-të, për të kaluar vendasit në avantazh.

Ishte minuta e 40-të kur Neymari realizoi golin e dytë të vendasve, e që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Brazili vazhdon i vetëm në krye të renditjes me tetë fitore nga tetë ndeshje, duke grumbulluar kështu 24 pikë.

Ndërkohë, Peruja mbetet e shtata me tetë pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...