Brabus 800 “raketa” në rrota

PUBLIKUAR

E-Class nga Mercedes futet në listën e veturave limuzinë më të kërkuara në tregun botëror, derisa versioni AMG i shton epitetin e veturës sportive tejet të fuqishme.

Brabus 800 E-Class nga Mercedes ka bërë përmirësime të dukshme në motor, duke i rritur fuqinë, efikasitetin e madje edhe luksin gjatë ngasjes, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për versionin 4Matic, “raketën” që bën tërheqje me të katër rrotat falë ndërruesit automatik me nëntë shpejtësi, kurse shpejtësinë nga 0-100 e arrin për fiks tre sekonda. E kur flasim për shpejtësinë maksimale, kjo “bishë” lëviz deri në 300 kilometra në orë.

Rrotat prej 21 inç e bëjnë më të sigurt gjatë ngasjes, e enterieri e bën çdo shofer të ketë dëshirë ta kaloj ditën brenda tij.

Në Brabus deri më tani nuk e kanë zbuluar çmimin, por kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klientëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...