Bota ndali dritat për një orë

PUBLIKUAR

Mbrëmë, më 24 mars, janë ndalur dritat në Kullën Eiffel në Paris, Orën e Londrës ‘Big Ben’, Sheshin e Kuq në Moskë dhe shumë vende të tjera, në kuadër të përpjekjeve globale për të rritur vetëdijen për rrezikun e ndryshimeve klimatike.

Ora e Tokës ka nisur në Australi më 2007 dhe tani praktikohet në 187 shtete, duke i ndaluar dritat në 20:30 për një orë.

Organizatorët kanë thënë se kjo praktikë përbën “lëvizjen më të madhe për ndryshimet klimatike”, transmeton rel.

“Ka për qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe kafshëve”, ka thënë shefi i WWF-së, Dermot O’Gorman.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ngjarja vjen, “në një kohë të presionit të madh për njerëzit dhe planetin”.

“Burimet dhe ekosistemi në gjithë botën janë nën sulm. Ora e Tokës është një mundësi për të treguar vendosshmërinë tonë për ndryshim”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...