Bota ka ende nevojë për NATO-n

PUBLIKUAR

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në prill të këtij viti do të festojë ditëlindjen e saj të 70-të. E themeluar në vitet e hershme të Luftës së Ftohtë, ajo është po aq e rëndësishme edhe sot kur shumë njerëz mendojnë se rendi ndërkombëtar është tronditur sërish

Në fakt nëse NATO-ja nuk do të ekzistonte, ata që janë në favor të një bote të lirë do të duhej ta shpiknin atë. Ndërsa qëllimi kryesor i Aleancës mbetet garantimi i sigurisë së anëtarëve të saj, ajo nuk ka qenë kurrë një aleancë e pastër ushtarake. Ajo është gjithashtu një aleancë politike, duke u bazuar në aspiratat e përbashkëta të anëtarëve të saj, të cilët siç e thotë Traktati i NATO-s “janë të vendosur të mbrojnë lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin e popujve të saj, duke u bazuar në parimet e demokracisë, të lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit”.

Sot këto parime ndodhen nën një sulm. Agresioni rus në Evropën Lindore, sjellja agresive e Kinës në Detin e Kinës Jugore, terrorizmi i “Shtetit Islamik”, që përhapet nga Lindja e Mesme në kryeqytetet e Evropës, regjimet autoritare që zhvillojnë armë bërthamore – sfida këto të ndryshme, por që kanë një gjë të përbashkët: Ato lindin nga aktorë, që kundërshtojnë rendin aktual ndërkombëtar. Ata përpiqen të minojnë, ose madje edhe të ndryshojnë rregullat, që kanë qeverisur epokën e demokracisë dhe të prosperitetit, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Për t’i tejkaluar këto sfida demokracitë e NATO-s duhet të qëndrojnë të bashkuara. Kolektivisht ne jemi më të fortë sesa do të ishte veçmas cilido prej nesh, transmeton Gazeta Zëri.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...